Nga nesër shiten numrat për Minimaratonën në përkrahje të “FËMIJËVE ME AUTIZËM”

Të gjithë ata persona që dëshirojnë të kontribojnë për mirëqenien e fëmijëve me Autizëm kanë mundësi që ta bëjnë nesër.
Që nga ora 09:00 nesër në shëshin “Skendërbe” në Prishtinë do të shiten numrat për pjesëmarrje për Minimaratonën Humanitare për Autizëm.
Numri do të kushtoj 3 euro, kurse minimaratona do të mbahet më 3 Korrik.

Njoftimi i plotë:
Të dashur e respektuar nesër me datë 01 qeshor 2022, prej ores 09:00 të mëngjesit do të jemi në sheshin Skendërbe- Prishtinë gjesisht para Teatrit Kombëtar për të shitur numrat për pjesëmarrje në MiniMaratonen Humanitare për Autizëm.
Ju mirpresim me pak solidaritet do ti bëni të tjerët të ndihen mirë dhe të lumtur pa kufi.
Po ashtu në shesh për të shitur numra do të jemi në datat: 13. 20. 27 qeshor dhe 02 korrik, ju mirpresim!!!
#bëhuhumanbashkohudheti
Që të jeni në kujtimet e fëmijëve tuaj nesër, DUHET të jeni në jetën e tyre sot!
🧡🧡🧡🧡🧡🧡🧡🧡🧡🧡🧡🧡🧡
MINI MARATONA HUMANITARE
“VRAPO PËR AUTIZËM 2022”
Të gjitha mjetet e grumburlluara ju dhurohen fëmijëve me Autizëm!!!!
NUMRI DO TË KUSHTOJË 3:00€!
#bëhuhumanbashkohudheti
Minimaratona do të mbahet në muajin Korrik kryesisht me datën 03.07.2022 , ditë (e diele) në SHESHIN e PRISHTINËS, në përkrahje të “FËMIJËVE ME AUTIZËM”, për nder të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kësaj nisme do t’i bashkohet edhe aktorja e njohur, Arbnora Ademaj.
