Nga Niagara në New York, Porsche Taycan elektrik i kalon 656 kilometra
Menjëherë pas prezantimit të tij në Ujëvaren e Niagaras, Porsche Taycan Turbo me ngjyrë të kaltër u nis për në New York City, duke bërë 408 milje (656 km) që paraqiste sfida të shumta, siç janë kushtet me shi dhe trafiku i rëndë.
Ndalesa e parë e saj ishte në një stacion të karikimit të Electrify America në Bloomsburg, pasi kishte udhëtuar tashmë për 250 milje (405 kilometra).
Pas kësaj, Taycan përfundoi lehtësisht 158 miljet e mbetura (254 km), duke mbërritur në New York City për herë të parë.

Në premierën e Porsche Taycan janë prezantuar dy versionet e fuqishme – Turbo dhe Turbo S, derisa varianti bazik do të debutojë nga fundi 2019.
Taycan Turbo përshpejton nga 0-96 km/orë për 3 sekonda, ndërsa Turbo S për 2.6 sekonda.

Nëse përdoret një karikues DC 150 kw, 80 për qind e baterisë do të ngarkohen në 36 minuta, dhe do të duhen 11 orë për t’u ngarkuar plotësisht në një prizë të rregullt të murit.
Prodhuesi gjerman tha gjithashtu se Taycan Turbo do të kushtojë 153,310 dollarë, kurse Turbo S 187.610 dollarë. /IndeksOnline/
