75 Mall Live Search
18:32 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

Nga një alkoolist dhe i varur nga droga, në njeriun më të shpejtë pa këmbë

Fjalimi apasionant që jep Blake Leeper pasi detajizon një nga ngjarjet më habitshme të sportit është aq i fuqishëm sa gati i’u bënë që të ngriheni në këmbë dhe ta duartrokitni.

Përmes fatkeqësive të lindjes pa këmbë, një dekadë e alkoolizmit – gjatë së cilës ai fitoi disi dy medalje Paralimpike përmes “talentit të pastër” – dhe në varësi të kokainës i cili pa vetën të përjashtohet nga atletika për dy vite, shkruan IndeksOnline.

“Unë jam gati për këtë betejë. Unë jam duke luftuar për një klasë të tërë. Unë jam duke luftuar për një gjeneratë të tërë. Unë jam duke luftuar për për një klasë që është trajtuar gjithmonë si “më pak se”.

“Ajo kohë ka marrë fund. Për njerëzit të shikojnë njerëzit si “më pak se” për shkak të paaftësive të tyre fizike, kjo është një turp. Kjo ka përfunduar. Do të sigurohem që ai mesazh të largohet nga këtu”.

“Ju do të respektoni dikë në karrocë. Ju do ta respektoni dikë që i mungon një dorë apo një këmbë. Ju do ta respektoni dikë me aftësi fizike të kufizuara”.

Ngjarja e Leeper është një me shumë teposhtëze dhe me pak ngritje. Ai shpreson se një ditë do të bëhet një film për të.

Problemet e tij me alkoolin kishin filluar në kohën e adoleshencës, në Tennessee, edhe pse ishte mjaftueshëm i mirë që të fitonte medaljet botërore. Jashta stërvitjeve ishte i njëjti cikël i rrezikshëm: Diçka e mirë ndodhë ? Pi. Diçka e keçe ndodhë ? Pi.

Ai tregon se kur gjithçka ishte përmbysur për të, kur karriera e tij kishte prekur fundin vendosi që jetës së tij t’i jepte një kthesë tjetër. Ai vendosi që në vend se të pinte, do të bënte një sesion të stërvitjeve. Në vend se të bëhej “tokë” nga përdorimi i marihuanës, do të dilte të vraponte dhe të stërvitej më shumë. Kështu jeta e tij mori një kthesë tjetër.


“Këto 3 vitet e fundit unë i jam dedikuar vetës time që të bëhem një nga vrapuesit më të shpejtë në botë me këmbë apo pa këmbë. Unë nuk kam arritur aty ende por jam afër” ka thënë Leeper.

Ai ka fituar një garë në 400 metra në Republikën Çeke këtë verë duke shkatërruar kundërshtarët e tij përfshirë këtu edhe kampionin e trefishtë Pavel Maslak. Por, përkundër faktit se ai është njeriu më i shpejtë me këmbë të amputuara, ai nuk është zyrtarisht mbajtës i rekordit botëror për shkak të suspendimit të tij dyvjeçar nga Olimpiada.

 Ai dëshiron që t’i sfidojë edhe atletët që kane të dyja këmbët.
“Ata thonë djaloshi pa këmbë është shumë i shpejtë” thotë ai. “Ata thonë se unë kam një avantazh të padrejtë. Pra, kjo është një motivim për mua, që t’i thyej barrierat”.

Askush, as Leeper, nuk e di se ku shkon ky rrugëtim i tij. Me të ardhmen e tij në duartë e të tjerëve, ai vazhdon të bëjë atë që mundet duke punuar shumë dhe duke shpërndarë mesazhin e tij. Në sytë e tij, kjo është shumë më shumë sesa vetem një person./IndeksOnline/