”Nga një hero në tradhëtar”/ Lunin mund të transferohet te rivali i urryer i Real Madridit

Sezonin e kaluar, Andriy Lunin ishte një prej heronjëve të Real Madridit.
Portieri ukrainas duke pasur mundësinë të jetë titullar i Real Madridit për shkak të lëndimit të Thibaut Courtois, pati paraqitje të shkëlqyera, duke qënë një nga meritoret që Reali e fitoi La Ligan dhe Ligën e Kampionëve, shkruan IndeksOnline.
Por me rikthimin e belgut, Lunin humbi vendin e titullarit.
Sipas mediave spanjolle, skuadra e Barcelonës ka shfaqur interesim për transferimin e portierit ukrainas.
Nuk dihet nëse do të ndodh ky transferim, por 29-vjeçari ka kontratë me Realin deri në vitin 2030.
Vlera e tij në tregun e transferimeve është 20 milionë euro./IndeksOnline/