12:58 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nga një ”hiç” në hero: Ky është James Milner

Askush nuk e priti mirë ardhjen e James Milner në Liverpool para tri vitesh.

Milner arriti të transferohet te Liverpooli me parametro zero, megjithatë tifozët e Liverpoolit nuk u shprehën të kënaqur me të.

Image result for james milner signs for liverpool

Por, nga një ”hiç”, Milner është shëndërruar në heroin e tifozëve të Liverpoolit, transmeton IndeksOnline.

Milner. pavarsisht se është 32-vjeçar, vrapon në fushë më shumë se ”20-vjeçarët e sotëm”.

Stabiliteti që ai ka sjellur në mesfushën e Liverpoolit bën që ai të jetë i paprekshëm nga Klopp në formacionin startues.

Vetëm këtë sezon, Milner ka përshkruar një distancë prej 78 kilometrave në Premier League, që e bën atë të parin në këtë aspekt te ”Të Kuqtë”.

Image result for james milner

Milner, i pari është te Liverpooli edhe në aspektin e ndërhyrjeve (17), rikuperimeve (50) dhe pasimeve në fazën e tretë të aksionit (84).

Gjithashtu, ish-reprezentuesi anglez ka bërë edhe nëntë bllokime të aksioneve këtë sezon, ka krijuar 11 raste për gol dhe ka bërë 475 pasime. I jashtëzakonshëm, apo jo?/IndeksOnline/