15:36 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Nga një muaj paraburgim për 4 të kthyerit nga Siria

Nga një muaj para burgim i është caktuar katër të dyshuarve për terrorizëm, të kthyer nga Siria.

Gjykata Themelore e Prishtinës u ka caktuar paraburgim prej 30 ditësh katër të dyshuarve se kanë luftuar për Shtetin Islamik, që janë kthyer dy ditë më parë në Kosovë.

Vazhdimi i paraburgimit të katër burrave u bë me kërkesë të Prokurorisë Speciale.

Institucionet e shtetit, në koordinim me ushtrinë amerikane kanë kthyer të premten mbrëma 110 persona në Kosovë. Prej tyre 32 gra, 74 fëmijë të lindur nga njëri prind me shtetësi kosovare (9 prej tyre janë kthyer pa prindër) dhe 4 burra, që dyshohet se kanë luftuar për organizatën terroriste ISIS.