Nga një muaj paraburgim për pilotin kroat dhe të dashurën e tij serbe nga Kosova, dyshohen për spiunazh

Gjykata e Qarkut e Splitit ka vendosur nga një muaj paraburgim për pilotin kroat dhe të dashurën e tij, serbe nga Kosova të cilët akuzohen për spiunazh.
Ky vendim është marur për shkak të mundësisë se ndikimit mbi dëshimtarë dhe rrezikut të shkatërrimit të provave.
Serbja e dyshuar është lënë në mbajtje për shkak edhe të rrezikut për arrati meqë në Kroaci është shtetase e huaj. Të dytë janë intervistuar të mërkurën, ndërsa rasti i tyre po hetohet nga policia dhe Europoli, raportoi media kroate “Index”.
Dyshimet janë se piloti kroat derisa ka shërbyer edhe në KFOR, i ka dhënë informacione mbi lëvizjet e trupave të KFOR-it të dashurës së tij serbe, e cila më pas ia ka dhënë ato Listës Serbe.
Sipas Indexit, i dyshuari i dha informacione partneres së tij mbi lëvizjet e serbëve në veri të Kosovës që nga fundi i vitit 2022 deri këtë vit, ashtu si edhe për lëvizjet e trupave të KFOR-it. Midis tjerash, hetuesit dyshojnë se ai i zbuloi asaj informacione të rëndësishme lidhur me Zubin-Potokun, një prej komunave problematike mes serbëve e shqiptarëve të Kosovës në veri.
Të dyshuarit akuzohen për shkëmbim informacionesh lidhur me transportin e serbit të arrestuar Dejan Pantiq, ish-polic i Kosovës, i cili akuzohet për pjesëmarrje në sulmet ndaj zyrave të KQZ-së në Mitrovicën e Veriut.