75 Mall Live Search
17:14 / E Mërkurë, 09 Korrik 2025 / Z S

Nga një muaj paraburgim policëve të përfshirë në rastin e Agon Zejnullahut

Gjykata në Lipjan ka caktuar masën e paraburgimit për pesë policët e përfshirë në rastin e 24-vjeçarit, Agon Zejnullahu, i cili vdiq pas arrestimit.

Të njëjtit po hetohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

Emrat e policëve të arrestuarve janë Ibrahim Nela, rreshter në Stacionin Policor Lipjan, Liridon Rrahmani, Artidon Konxheli dhe Albian Raktoceri, zyrtarë policorë të këtij stacioni, si dhe Endrit Beqiri, zyrtar në Stacionin Policor Ferizaj.

Theksojmë që seanca ndaj 5 policëve ka nisur që nga ora 10:30 e mëngjesit.

Seanca u mbajt e mbyllur, pa praninë e mediave

Theksojmë se Agon Zejnullahu vdiq në orët e para të mëngjesit të së hënës, pak pas arrestimit nga Policia e Kosovës, me dyshimin se po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugët e Lipjanit./Indeksonline/