Nga një super mesfushor, në një super strateg, Gerrard pa humbje dhe drejt rekordeve

Steven Gerrardi po vazhdon dominimin në dy garat ku po e drejton me plot sukses skuadrën e Glasgow Rangersit. Ish-legjendari i Liverpoolit nuk di ç’është humbja këtë sezon me gjigantin skocez.
Nga 26 ndeshjet me Rangersin, Gerrardi ka arritur 24 fitore dhe katër barazime. Në Skoci, skuadra e tij është plot 13 pikë larg Celticut, skuadër e cila ka shumë vjet, që dominon Kampionatin skocez.
Rangersi si lidere e ka përfunduar edhe fazën grupore në Europa League ani pse ishte në një grup mjaft të vështirë.
45 gola të shënuara dhe vetëm 3 të pranuara është bilanci i Gerrardit me Rangersin pas 16 javëve të zhvilluara në Skoci.
Bazuar në këto statistika, duket se Evropa ka zbuluar një strateg të ri në futboll./Indeksonline/
