09:22 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Nga ora 11:00 në Suharekë fillon nënshkrimi i peticionit për shfuqizimin e ligjit për lojërat e fatit

Pas vrasjes që ndodhi të dielën në një kazino në Suharekë, Kryetari Bali Muharremaj, ka deklaruar se kërkon që të mbyllen të gjitha kazinot në këtë komunë.

E sot Muharremaj bëri të ditur se ashtu siç ka premtuar do të fillohet me peticionin për shfuqizimin e ligjit për lojërat e fatit.

Me fillim nga ora 11:00 iu është bërë thirrje të gjitha subjekteve politike, OJQ-ve e secilit qytetarë që të nënshkruajnë peticionin, transmeton Indeksonline.

Muharremaj shtoi se kërkon nga kryetarët e tjerë të komunave të Kosovës që të  bashkëngjiten në shfuqizimin e këtij Ligji.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Ashtu siç kam paralajmëruar, ne do të fillojmë me Peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Lojrat e Fatit.

Ne jemi bashkë në këtë rrugëtim dhe të vendosur me të gjitha subjektet politike të Komunës së Suharekës.

Zyrtarisht ne fillojmë ora 11:00, ku i ftoj të gjitha subjektet politike pa dallim, OJQ-të dhe secilin prej jush, ta nënshkruajmë peticionin, në pikat që vendosen sot në qytet, Mushtisht dhe fshatra të tjera.

Kërkoj edhe nga kryetarët e komunave tjera që të na bashkangjitet apo edhe të vetëorganizohen, në shfuqizimin e ligjit përmes një peticioni qytetar ku do ti dorëzohet Parlamentit të Kosovës.

Ne jemi të vendosur dhe jemi gjithmonë në mbrojtje të sigurisë dhe interesave të qytetarëve.

Bali Muharremaj