Nga ora 12:00 bllokohet rruga nga Rozhaja në drejtim të pikës kufitare në Kullë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se sot nga ora 12:00 do të ketë bllokim të rrugës nga Rozhaja drejt pikës kufitare Kullë.
Ndërsa ka është bërë e ditur se për çdo informatë shtesë të kontaktoni QKMK.
“Bazuar në njoftimin e pranuar nga autoritetet kufitare të Malit të Zi, sot me fillim nga ora, 12:00 do të ketë bllokim të rrugës, në aksin rrugor nga Rozhaja drejt pikës kufitare Kulla në territorin e tyre. Për çdo informatë shtesë kontaktoni QKMK, në numrat E telefonit +38345198000,+38345198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095. Ju falënderojmë për bashkëpunim.”

