75 Mall Live Search
22:21 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Nga ora 22:00 deri në ora 05:00 në Fushë-Kosovë dhe në këtë lagje të Prishtinës s’ka furnizim me ujë!

KRU Prishtina ka bërë të ditur se Fushë Kosova dhe lagjja ” Kalabria” në Prishtinë, për shkak të problemeve teknike në rezervuarin Shkabaj, nuk do të ketë furnizim me ujë të pijshëm sonte nga ora 22:00 e deri në 05:00 të mëngjesit.

“Reduktimet e planifikuara janë nga ora 00:00-05:00 çdo ditë, por sonte do të ndërpriten dy orë më herët. Kërkojmë mirëkuptim deri në rregullimin e problemit në rezervuar”, thuhet në njoftim.