11:06 / E Premte, 01 Mars 2019 / indeksADMonline

Nga pakujdesia i djeg dy hektarë tokë në Drenas afër pompës, merr lëndime trupore

Një person  nga pakujdesia ua ka vënë zjarrin disa mbeturinave.

Mirëpo, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe janë djegur rreh 2 hektarë fushë në Drenas.

Nga djegia e fushës është rrezikuar edhe një pompë e derivatëve afër saj.

Mirëpo,  zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Si pasojë e zjarrit, lëndime trupore ka pësuar i dyshuari dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor./Indeksonline/