Nga palestra në stadiumin “Fadil Vokrri”, “plisat” kanë punë sonte

Tifogrupi “plisat” do të kenë punë sonte, në përkrahje të dy skuadrave të kryeqytetit në dy sportet e ndryshme.
Sigal Prishtina luan sonte ndaj Trepçës, derbin e madh në basketbollin kosovar, shkruan Indeksonline
Nga ora 18:00, “plisat” kanë paralajmëruar se do jenë në palestër.
Kurse nga ora 20:00, Prishtina në futboll luan ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Dritës.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, pritet të jenë të pranishëm “plisat”, të cilët do të “transferohen” nga palestra në stadium./Indeksonline/