14:23 / E Diele, 26 Maj 2019

Nga paratë te dhëmbët, çfarë sinjalizojnë 5 ëndrrat më të shpeshta

Dhëmbët– Shumë persona shohin dhëmbë në ëndërr, ku në rastet kur janë të prishur dhe japin dhimbje apo bien, janë simbol i frikës, ankthit dhe stresit, po ashtu edhe mungesë kontrolli e gënjeshtrave.

Vdekja– Vdekja është diçka serioze, por në ëndërr do të thotë përfundimin e diçkaje. Mund të përjetoni ngarkesë ankthi, inat dhe stres. Shpesh shohim në ëndërr sikur vdesim, kur në jetë po përballemi me ndryshime të mëdha në nivelin emocional.

Shtatzëni- Kur femrat shohin në ëndërr sikur janë shtatzënë, do të thotë se në një farë mënyrë janë duke eksperimentuar diçka, lidhur me një projekt apo dëshirë të tyre.

Para- Ëndrrat ku shohim para, sidomos kur fitohen, do të thotë se do bëhet një ndryshim i bujshëm në stilin e jetës. Ndërsa kur shihni në ëndërr sikur fshihni para, do të thotë se i druheni diçkaje që mund të humbni.

Lakuriqësia– Ëndrrat pa rroba, lidhen me frikën tonë se mos ekspozohemi keq. Ndërsa nëse personi i zhveshur është dikush tjetër, kjo do të thotë se do të dalë e vërteta lakuriqe e një situate. Lakuriqësia, nuk është gjë tjetër përveçse pranim i defekteve.