14:38 / E Premte, 24 Dhjetor 2021 / A. M.

‘Nga pas lufta u shpenzuan miliarda euro investime në KEK, ishin te pamenduara mire dhe te shoqëruara me afera mega-korruptive’

Profesori kosovar, Mehmet Kalisi konsideron se kriza me energji elektrike që ka kapluar vendin është e trashëguar.

Sipas tij, Qeveria e tanishme e Kosovës e ka trashëguar një barre te madhe ne kete fushe dhe shume fusha te tjera dhe këto kërkojnë zgjidhje.

‘Ne mund te mendojmë se kjo qeveri mund të bëj më shumë dhe nganjëherë edhe mund ta kritikojmë. Por sa u përket modeleve te Qeverive të kaluara ZERO nostalgji. Shpresoj qe kurrë mos të kthehen, të jemi të qartë po flas për modelet jo për politikan të caktuar’, ka shkruar ai.

No photo description available.

Postimi i plotë

KriZa Energjetike

Kjo krize energjetike e cila po verehet koheve te fundit ne Kosove ka kapluar edhe shume vende te ndryshme te globit. Kosova eshte shume e pasur me thengjill eshte logjikshem mund te themi se sdo duhej te kishim kete problem. Qe nga pas lufta u shpenzuan miliarda euro investime ne KEK, por ato ishin te pamenduara mire dhe te shoqeruara me afera mega korruptive. Kosova mbeti nen meshiren e importit nga vendet fqinje, të cilat jo te gjitha kane qendrime miqesore ndaj Kosoves.

Qeveria e tanishme e Kosoves e ka trasheguar nje barre te madhe ne kete fushe dhe shume fusha te tjera dhe keto kerkojne zgjidhje. Ne mund te mendojme se kjo qeveri mund te bej me shume dhe nganjehere edhe mund ta kritikojme. Por sa u perket modeleve te Qeverive te kaluara ZERO nostalgji. Shpresoj qe kurre mos te kthehen, te jemi te qarte po flas per modelet jo per politikan te caktuar.

Kursejeni rrymen e panevojshme sepse eshte ne interesin tuaj te shpenzoni me pak.