75 Mall Live Search
17:21 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Nga pastrues i rrugëve në “milionerin” e Premierligës (Foto)

Gabriel Jesus është një nga talentet më premtues në botën e futbollit, shkruan indeksonline.

Ai është kthyer në sulmuesin kryesor të Manchester Cityt, madje duke i zënë vendin edhe një futbollisti me nam si Aguero.

Mirëpo 20 vjeçari këtë sukses nuk e ka parë as në ëndërr para katër viteve kur u luajt Kampionati Botëror në Brazil.

Ai në vitin 2014, kur botërori zhvillohej në vendlindjen e tij lyente trotuaret nëpër rrugët e Rios.

Mirëpo transferimi i tij në Premierligë ka bërë që ai të ketë një jetë luksoze që gjithkush e deshiron. /IndeksOnline/