Nga Peja drejt drejtësisë ndërkombëtare, E.B në pritje të ekstadimit
Departamenti për Krime të Rënda, ka mbajtur seancë dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të kërkuarit E.B., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili kërkohet nga shteti i Sllovenisë.
Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në pritje të ekstradimit, nga data 17.01.2026, ora 23:30, deri më 26.02.2026.
I kërkuari dyshohet për veprën penale “Sjellje e dhunshme” sipas Kodit Penal të Republikës së Sllovenisë, si dhe për veprat penale “Sulmi” dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”, sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

