75 Mall Live Search
09:50 / E Shtunë, 02 Nëntor 2024 / L A

Nga perandor në favela, ja si përfundoi legjenda e Interit

Ish-sulmuesi brazilian, Adriano padyshim që ka qenë një ndër sulmuesit më të mirë të gjeneratës së tij.

Por një video e qarkulluar në “TikTok”, tregon Adrianon në një gjendje krejtësisht tjetër larg luksit e famës që kishte dikur.

“Perandori”, shihet duke kërcyer zbathur e duke pirë alkool dhe duhan, në favelat e Brazilit.

Adriano, dikur ishte makthi i mbrojtësve në Serie A, duke luajtur për skuadra të mëdha si Parma, Interi e Roma, por vdekja e babait të tij ndryshoi trajektoren e karrierës së tij duke vuajtur nga depresioni.

Karrierën e tij e mbylli në Amerikë te skuadra e Miami United./IndeksOnline/