75 Mall Live Search
23:00 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / Gj Sh

Nga përplasjet e ashpëra në shok, Ramos tregon çfarë i tha Messi në stërvitjen e parë te PSG-ja

Sa ishin pjesë e Barcelonës dhe Real Madridit, Leo Messi dhe Sergio Ramos shpeshherë kishin përplasje të ahspëra.

Në realitet derbi mes tyre i njohur si ”El Clasico” është i ”zjarrtë” gjithmonë e natyrisht se atmosfera e tillë ndikon edhe te futbollistët, shkruan IndeksOnline.

Por pas një kohe, Messi dhe Sergio Ramos u bën shok skuadre te PSG-ja, ku arritën suksese së bashku.

Mbrojtësi spanjoll ka rrëfyer momentet nga stërvitja e parë me sulmusin argjentinas te PSG-ja.

Ai tregon se si Messi i kishte kërkuar në stervitjen e parë që të mos e godiste pasi tashmë janë shok skuadre, derisa Ramos ia kishte kthyer me shaka se tani do ta godiste këdo që i afrohet atij.

“Herën e parë që stërvitem me Messin, ai më tha: Sergio, mos harro, ne jemi në të njëjtin ekip tani, mos më godit. Unë iu përgjigja dhe i thashë: Qetësohu, tani do të godas këdo që të afrohet.

Duhej të isha i ashpër me të kur u përballa me të, ishte e vetmja mënyrë për ta ndalur. Por kur luajta ndeshjen time të parë me të isha si: Kjo është fantastike, tani më në fund mund të qetësohem, kam Messin në krah. Ajo që ishte e vështirë më parë, tani është pjesë e ekipit tim.”, ka rrëfyer Sergio Ramos./IndeksOnline/