75 Mall Live Search
08:25 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Nga pesë të infektuarit me Covid-19 në Klinë, shërohen 3

Hekuran Sejdiu, drejtor në Drejtorinë e Shëndetësisë në Klinë, ka bërë të ditur se mbrëmë janë shëruar tre persona me Covid-19 nga Klina.

Ai tha se 2 të tjerë po trajtohen dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, shkruan IndeksOnline.

Deri më tani në Klinë janë vetëm pesë persona të prekur me Covid-19, pra tre të shëruar.

Njoftimi:

Klina deri më tani kishte 5 raste -pacientë të infektuar me Covid-19

➡️ Deri  më tani 3 nga ta  janë shëruar ,

2 të tjerët po trajtohen dhe janë në gjendje të mirë .

#Ju urojmë shërim të shpejtë të gjithëve!