“Nga pranimi i postit, ka nënkuptuar se Veliu do ta ketë shef Kurtin, i pëlqeu apo jo, VV-ja të gatshëm për zgjedhje”

Kryeministri Albin Kurti mori vendim që të shkarkojë nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu.
E gjithë kjo me arsyetimin se Veliu pati një deklarim kontradiktor me koalicionin qeverisës.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci.
Ai tha se Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje dhe se janë më superior se në zgjedhjet e kaluara, transmeton Indeksonline.
Teksa LDK po pritet të zhvillojë mbledhjen e Këshillit, Bajqinovci në anën tjetër deklaroi se vet-pranimi postit nga Veliu në muajin shkurt, ka nënkuptuar se ai do ta ketë shef, Albin Kurtin, i pëlqeu apo nuk i pëlqeu.
Reagimi i plotë:
Vet pranimi i postit të ministrit nga Agim Veliu në muajin shkurt, ka nënkuptuar se ai do ta ketë shef Albin Kurtin, i pëlqeu apo nuk i pëlqeu.
Veprimet e Veliut në koalicionin qeverisës, ishin gjithnjë në kundërshtim me hierarkinë qeverisëse.
Nuk mund ta kesh shef Albin Kurtin, e të veprosh nën urdhrat e dikujt tjetër, që nuk i takon koalicionit qeverisës, madje Veliu ishte kundërshtari më i madh edhe i koalicionit VV-LDK.
Vetëvendosje dhe kryeministri Kurti nuk i nënshtrohet e as nuk shantazhohet prej askujt.
Ne nuk dëshirojmë ta shohim vendin prapë në zgjedhje në këtë kohë, por nëse ndodh kjo, jemi të gatshëm dhe më superior se në zgjedhjet e kaluara.
#QeveriaKurti