75 Mall Live Search
16:49 / E Hënë, 24 Mars 2025 / L A

“Nga Prishtina në Murcia drejt historisë”, FFK-ja publikon një video speciale për kualifikimin e Kosovës në Ligën B

Mbrëmë Përfaqësuesja e Kosovës ka bërë historinë duke u kualifikuar në ligën B të Ligës së Kombeve.

“Dardanët”, arritën të fitojnë përsëri ndaj Islandës me rezultat 1-3 pas hattrickut të Vedat Muriqit.

Për këtë fitore historike, FFK-ja publikoi edhe një video speciale.

Nga Prishtina në Murcia — drejt historisë!

Kjo nuk ishte thjesht një ndeshje… ishte një ëndërr e bërë realitet!

Nga momenti kur Kombëtarja jonë u nis drejt Spanjës, e deri te fishkëllima e fundit që vulosi fitoren 1-3 ndaj Islandës, çdo sekondë ishte një kapitull i ri në historinë e futbollit tonë.

21.03.2025 – Nisja me zemër plot shpresë nga Prishtina.

22.03.2025 – Stërvitja e fundit, buzëqeshje dhe besim në sytë e secilit lojtar.

23.03.2025 – Luftë në fushë, gola, emocion, dhe… 🇽🇰 Fitorja e madhe që na ngjit në Ligën B të Nations League!

Dhe në fund, festa e paharrueshme në zhveshtore — aty ku gëzimi shpërtheu si kurrë më parë!

Kjo është më shumë se një fitore. Është dëshmia se Kosova nuk ndalet! Ne nuk jemi më ëndrra e vogël e një vendi të vogël — ne jemi historia që po shkruhet!

Faleminderit, Djemtë e Kosovës — ju na bëtë krenarë!