Nga Prishtina në Ulqin, si e “dogji” atmosferën Ermali me dy mbrëmje spektakolare

Ermal Fejzullahu vazhdon të mbushë sallat dhe koncertet kudo ku flitet shqip. Dy kryeqendra të atmosferës e dhanë vulën e ndejave të verës në dy mbrëmjet e kaluara.
Prishtina dhe Ulqini u “dogjën” nga performanca e Ermalit.
Atmosferë, mijëra njerëz, diasporë dhe gjithçka tjetër janë parë në këto dy mbrëmje të paharrueshme.
Hite të kahmotshme dhe hitet e reja, janë interpretuar nga Ermali para mijëra fansave./Indeksonline/