75 Mall Live Search
09:32 / E Martë, 27 Maj 2025 / A. M.

Nga Prishtina te kampioni? Dy emra të njohur ndezin spekulimet në Gjilan!

Dy futbollistët e FC Prishtinës, Drilon Islami dhe Albin Krasniqi, janë parë së fundmi në një lokal të njohur në Gjilan, nën shoqërinë e menaxherit të tyre, Fisnik Kërçeli.

Prania e tyre në qytetin e kampionit aktual të Superligës së Kosovës, FC Drita, ka ngritur menjëherë dyshime dhe spekulime në opinionin sportiv. A është kjo vetëm një vizitë e rastësishme apo sinjal i një kalimi të mundshëm?

Burime jozyrtare thonë se bisedimet janë në faza të hershme, por ende asgjë nuk është konfirmuar. E sigurt është se merkatoja verore sapo ka nisur të “vlojë” dhe ky takim në Gjilan mund të jetë më shumë sesa duket.

A do ta shohim Islamin dhe Krasniqin me fanellën bardhekaltër të Dritës në sezonin e ri? Mbetet të shihet. Fotoja e bërë nga Indeksonline.