Nga procedurat e fluturimit te takimi me Bill Clintonin…/ Fatos Statovci tregon se si zhvillohet puna në terminalin VIP të Aeroportit
A e keni menduar ndonjëherë se si është të udhëtosh përmes terminalit VIP, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”?
Këtë gjë na tregon menaxheri i këtij terminali, Fatos Statovci.
I angazhuar më punë në ANP për më shumë se 15 vjet, Statovci ka rrëfyer për IndeksOnline të gjitha procedurat që duhet kaluar për të udhëtuar si VIP.
Statovci thotë se personat që kalojnë përmes këtij terminali nuk kanë privilegje të jashtëzakonshme, përveç që mund të bëjnë më herët “check-in” kontrollin dhe verifikimin e pasaportës, dhe të mos presin në radhë.
Këta persona patjetër që janë të selektuar në bazë të protokollit.
Të vetmit që nuk janë të obliguar të deklarojnë posedimet janë presidentja, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri i vendit, përndryshe, Statovci bën me dije se të gjithë duhet të deklarojnë ato.
Duke përmendur personat VIP që i kanë bërë më së shumti përshtypje, Statovci thotë:
“Të gjitha delegacionet më të larta shtetërore kanë kaluar nëpër këto hapësira, për të cilat kam qenë unë përgjegjës… dua të veçoj takimin kur e kam pritur ish-presidentin e Amerikës, Bill Clinton. Ishte kënaqësi shumë e madhe pasi ne jemi rritur me emrin e tij. Kur e kam takuar Bill Clintonin disi kam qenë i emocionuar shumë pasi si arrita të takoj një president të Amerikës unë dhe t’ia jap dorën e të bisedoj me të? Dua të theksoj edhe legjendën Fadil Vokrri, të ndjerin, i cili ka bërë një punë të madhe para pranimit të Federatës së Futbollit (në UEFA), duke i pritur delegacionet e UEFA-s dhe FIFA-s, duke treguar respekt të madh. Fadil Vokrri ka qenë një njeri shumë i veçantë për mua.”
Por, si përgatitet Aeroporti për pritjet dhe përcjelljet e personaliteteve VIP?
Ndiqni intervistën e plotë për ta kuptuar këtë gjë:

