Nga pushimet në Dubai, Ermali pozon i lumtur krahë bashkëshortes!

Njëri nga çiftet më simpatike të showbizit kosovar pa dyshim që janë edhe Ermal Fejzullahu me bashkëshorten e tij, Arianën.
Dyshja kanë vendosur që t’i kalojnë disa ditë pushimi në Dubai, duke publikuar imazhe të shumta, shkruan Indeksonline.

Ishte Ariana ajo e cila publikoi një imazh në të cilin shihet Ermali i lumtur krahë saj.
“Dashuria ime”, shkroi ajo krahas imazhit në të cilin mori pëlqime të shumta./Indeksonline/