21:27 / E Hënë, 08 Mars 2021 / OSH

Nga QKUK japin detaje për gjendjen e dy të plagosurve në tentim plaçkitjen e Badovcit

Në pasditen e së hënës një grabitje e armatosur ka ndodhur tek liqeni i Badovcit. Nga të shtënat me armë kanë mbetur dy persona të plagosur, Të dy këta punëtor të kompanisë së së sigurimit” BesaSecurity”.

Të dy këta persona tashmë gjenden në QKUK në trajtim të vazhdueshëm shëndetësor. Njëri nga ta i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike.

Gjendja shëndetësore e të dyve për momentin vlerësohet stabile. 

Kështu ka deklaruar mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente të QKUK-së, Naser Syla.

Sipas tij dy të plagosurit kanë marrë plagë kryesisht në regjionin e gjoksit.

Kompania e sigurimit “Besa Security” përmes një komunikate ka dhënë detaje në lidhje me tentim plaçkitjen e kombit të transportit të parave të gatshme afër Badovcit.

E sipas komunikatës së kompanisë, kombi është sulmuar nga armë të kalibrit të rëndë dhe me kallashnikov, transmeton IndeksOnline.

Dy punonjësit që janë plagosur janë jashtë rrezikut për jetë fal jelekëve antplumb që i kishin të veshur dhe ndihmës së parë që e ka dhënë një veture të FSK-së që po kalonte andej rastësisht.

Plaçikësit fatmirësisht nuk kanë arritur t’i marrin paratë