11:20 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

Nga Rama te zv.ministrat, ja sa i kushtojnë buxhetit të shtetit pagat e 48 zyrtarëve të lartë

Qeveria mund të jetë e vogël, por shpenzimet mesa duket janë të mëdha. Kabineti i ri qeveritar do ti kushtojë buxhetit të shtetit 7.7 milionë lekë të rinj në muaj për pagat bruto.

Nga një përllogaritje që Panorama i ka bërë pagës së piramidës së qeverisë, rezulton se shumica e këtij fondi prej 7.7 milion lekë i shkon 33 ministrave që kryeministri Edi Rama ka emëruar.

Sipas të dhënave zyrtare, paga bruto e kryeministrit për një muaj është 228 mijë lekë, ndërsa ajo e zv.kryeministres Senida Mesi 187 mijë lekë.

13 ministrat e qeverisë “Rama” do të kenë pagë prej 174 mijë lekë në muaj, ndërsa paga e zv.ministrit është 153 mijë lekë.