75 Mall Live Search
08:48 / E Shtunë, 09 Janar 2021 / OSH

Nga Reimsi i Zenelit dhe Berishës deri tek Barcelona e Messit, shumë ndeshje interesante na presin sot

Kjo e shtune pritet të jetë e mbushur me ndeshje futbolli.

Në ligën e Francës do të zhvillohen hiq më pak se 10 ndeshje. Të gjitha ndeshjet zhvillohen në ora 21:00, transmeton Indeksonline.

PSG e Pochettinos do të ketë punë me Brestin sot. Liderët e ligës së Francës, Lyon nuk do të ketë punë aspak të lehtë. Ata do të luajnë kundër Rennesit.

Reimsi i dy kosovarëve, Valon Berishës dhe Arbër Zenelit, do të luaj kundër St Etiennit.

Kurse në Bundesligë do të zhvillohen 6 ndeshje. Skuadra e Milot Rashicës, Werder Bremen do të luaj kundër Bayer Leverkusenit. Në këtë takim pritet rikthimi i kosovarit pas lëndimit. Kjo ndeshje luhet nga ora 15:30.

Ndeshja më interesante në Bundesligë sot do të jetë mes Leipzigit e Dortmundit. Dy gjigantët e Bundesligës do të luajnë sot nga 18:30.

Në Serie A do të luhen 3 ndeshje. Më interesantja është mes Milanit dhe Torinos. Kjo ndeshje luhet nga ora 20:45.

Kurse në Spanjë, tre gjigantët, Atletico Madrid, Barcelona dhe Real Madrid do të luajnë ndeshjet e tyre.

Atletico Madrid nga ora 16:15 do të luajnë kundër Athletic Bilbaos, kurse Barcelona do të jetë mysafire e Granadës. Kjo ndeshje luhet në ora 18:30. Ndërsa Real Madridi do të jetë mysafire e Osasunës. Loja luhet në ora 21:00./Indeksonline/