09:31 / E Shtunë, 26 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Nga rrugët e Ganës në “Kampionatin Botëror”, historia e mahnitshme e lojtarit të Katarit, Muntari

Lojtarët që janë rritur në varfëri nuk mendojnë shumë kur një ofertë fitimprurëse vjen në tryezën e tyre, madje disa janë gati të ndryshojnë jetesën e tyre në mënyrë që të kalojnë pjesën tjetër të jetës në luks dhe pasuri. Diçka e ngjashme ndodhi me njeriun që shkroi disi historinë e Kupës së Botës të premten.

Katari është zyrtarisht skuadra e vetme që nuk ka marrë pikë pas dy xhirove të para si organizator i Kupës së Botës, megjithatë ky rekord mund të ishte edhe më i keq po të mos ishte Muntari i cili shënoi golin e parë për nikoqëirët e Botërorit në këtë kampionat ndaj Senegalit.

Muntari ka lindur në Kumasi, Gana. Pas golit të tij kundër Senegalit, menjëherë në internet filluan të qarkullojnë foto të tij duke luajtur futboll në rrugë në vendlindjen e tij.

Ai u rrit në varfëri dhe kur mori ofertën për të shkuar në Katar, nuk u mendua shumë. Lekhëiya SC i pagoi 6 milionë.

Ai ka shumë vite që luan edhe për Katarin dhe Federata e atjeshme arriti ta bindë që të zgjedhë të luajë për kombëtaren e vendit të Gjirit Persik.