14:58 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Nga seti i serialit më të ri, Bleona zbulon pamjen e saj

Bleona Qereti po vazhdon karrierën e saj në Amerikë dhe momentalisht është duke shijuar suksesin e saj. 

Prej kohësh e kemi parë emrin e saj në maja të klasifikimeve, por mesa duket ajo nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. 

Bleona do të jetë pjesë e një seriali të ri, i quajtur ‘Paper Empire’, i cili është ende duke u xhiruar.

Ditën e djeshme ajo ka publikuar për ndjekësit e saj pamjet e para të xhirimeve, ku shfaqet me një fustan të shkurtër, të bardhë dhe pak të hapur. Nuk e dimë ende se cili do të jetë roli i saj, por duhet të themi se kjo nuk është hera e parë që Bleona merr pjesë në një film të ‘Hollywood’.

Xhirimet e serialit momentalisht po bëhen në Miami, Florida./Indeksonline