75 Mall Live Search
20:47 / E Enjte, 18 Maj 2023 / Gj. Sh

Nga sezoni i ardhsëm Llapi do të luaj nën ndriçimin e reflektorëve

Nga sezoni i ardhshëm, klubi futbollistik Llapi, ndeshjet si vendas do ti luaj edhe nën ndriçimin e reflektorëve.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi nga Podujeva ka bërë të ditur se ka dorëzuar në FFK, projektin për rregullimin e infrastrukturës sportive në stadiumin “Zahir Pajaziti, ku ky projekt është pranuar edhe nga kryetari Agim Ademi, shkruan IndeksOnline.

”Sot në selinë e Federatës së Futbollit e Kosovës është dorëzuar projekti për rregullimin e mëtejm të infrastrukturës sportive në stadiumin “Zahir Pajaziti” ku për qëllim ka vendosjen e reflektorëve në stadium dhe zhvillimin e ndeshjeve të edicionit 2023/24 nën ndriçimin e reflektorëve.

Këtë projekt me kënaqësi e ka pranuar i pari i FFK-së, z. Agim Ademi i cili në koordinim të plotë me UEFA-n dhe FIFA-n do bëj të mundur që stadiumi “Zahir Pajaziti” të marr pamjen e merituar me reflektorë.”,thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

𝗦𝘂𝗽𝗲𝗿 𝗹𝗮𝗷𝗺 𝗽𝗲̈𝗿 𝘁𝗶𝗳𝗼𝘇𝗲̈𝘁 “𝗟𝗲𝗴𝗷𝗲𝗻𝗱𝗮𝘁” 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗶𝗳𝗼𝘇𝗲𝗿𝗶𝗻𝗲̈ 𝗹𝗹𝗮𝗽𝗷𝗮𝗻𝗲, 𝗦𝘁𝗮𝗱𝗶𝘂𝗺𝗶 “𝗭𝗮𝗵𝗶𝗿 𝗣𝗮𝗷𝗮𝘇𝗶𝘁𝗶” 𝗺𝗲 𝗿𝗲𝗳𝗹𝗲𝗸𝘁𝗼𝗿𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗲𝗱𝗶𝗰𝗶𝗼𝗻𝗶𝗻 𝟮𝟬𝟮𝟯/𝟮𝟰

Sot në selinë e Federatës së Futbollit e Kosovës është dorëzuar projekti për rregullimin e mëtejm të infrastrukturës sportive në stadiumin “Zahir Pajaziti” ku për qëllim ka vendosjen e reflektorëve në stadium dhe zhvillimin e ndeshjeve të edicionit 2023/24 nën ndriçimin e reflektorëve.

Këtë projekt me kënaqësi e ka pranuar i pari i FFK-së, z. Agim Ademi i cili në koordinim të plotë me UEFA-n dhe FIFA-n do bëj të mundur që stadiumi “Zahir Pajaziti” të marr pamjen e merituar me reflektorë.

Qëllimi i këtij projekti i inicuar nga Presidenti i klubit, z. Beqir Batatina dhe ikona llapjane, trajneri ynë, z. Tahir Batatina është mundësimi i kushteve të favorshme për zhvillimin e aktivitetit futbollistik të rinisë sonë dhe talentëve të ekipit të parë dhe kategorive të reja.

Ky është lajmi i vitit për gjithë sportdashësit llapjanë që e kanë pritur me vite këtë infrastrukturë sportive dhe kjo nuk do të jetë e tëra./IndeksOnline/