75 Mall Live Search
09:40 / E Diele, 14 Maj 2023 / Gj. Sh

Nga sezoni i ardhshëm Ligue 1 e Francës me një ndryshim të madh

Ligue 1 e Francës do të ketë një ndryshim të madh nga sezoni i ardhshëm.

Kampionati francez i futbollit nga sezoni i ri do të ketë 18 skuadra dhe jo 20 sa kishte deri më tani, shkruan IndeksOnline.

Kjo do të ndodh pasi katër skuadra do të largohen në fund të kampionatit nga Ligue 1, ndërsa do të inkuadrohen vetëm dy skuadra.

Kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të kampionatit, tashmë janë tre skuadra që edhe matematikisht kanë rënë nga liga.

Angers, Troyes e AC Ajaccio, tashmë janë përshendetur nga Ligue 1, ndërsa Nantes, Auxerre dhe Brest do të luftojnë deri në fund për të qëndruar në elitën e futbollit francez për sezonin e ardhshëm./IndeksOnline/