09:02 / E Hënë, 16 Maj 2022 / B O

Nga SHBA-ja në Turqi, ministri Mehaj “më shumë në ajër, se në tokë”

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj vazhdon të ketë agjendë të ngjeshur kudo në botë. Mehaj javën e kaluar udhëtoi në SHBA ku u bë bashkë në IOWA me kryeministrin Kurti.

Nga Amerika, Mehaj ka marrë rrugën në Turqi ku do të jetë për vizitë katërditore në shtetin e Erdoganit.

“Pas vizitës në SHBA, direkt kam udhëtuar për vizitë katërditore në Republikën e Turqisë, me ftesë zyrtare të homologut tim, Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar.
Gjatë kësaj vizite, përveç takimit me homologun tim, do të realizojë edhe vizita dhe takime në Presidencën Turke të Industrisë së Mbrojtjes, qendra akademike ushtarake, si dhe në kompanitë më të njohura turke të industrisë së mbrojtjes. Gjithashtu, do të vizitojë edhe Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll.
Vizitën përkatëse e realizoj në kuadër të objektivit tim strategjik për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit bilateral me vendet tona partnere” shkruan Mehaj në njoftim./Indeksonline/