75 Mall Live Search
15:43 / E Hënë, 22 Dhjetor 2025 / SH

Nga shërbimi shëndetësor në përfaqësim politik: Dr. Vjollca Kadolli Halili kandidate për deputete

Me përvojë të gjatë profesionale dhe angazhim të vazhdueshëm publik, Dr. Vjollca Kadolli Halili ka shpallur kandidaturën e saj për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pjesëtare e UÇK-së në vitin 1998 dhe mjeke në QKMF-në e Vitisë që nga viti 2008, ajo ka qenë pranë qytetarëve në çdo etapë të vështirë, veçanërisht gjatë pandemisë Covid-19, ku u dallua për përkushtim dhe humanizëm. E respektuar gjerësisht nga qytetarët, Dr. Kadolli Halili njihet si personalitet me integritet dhe si grua e guximshme dhe e fuqishme.

E propozuar njëzëri nga Dega e LDK-së në Viti, me përkrahjen e kryetarit Sokol Haliti dhe Kryesisë së Degës, Dr. Vjollca hyn në këtë garë me vizion të qartë për përfaqësim dinjitoz, politika të drejta sociale dhe forcim të sistemit shëndetësor. Angazhimi i saj në nisma qytetare, shëndet publik dhe fuqizimin e gruas e bën një zë të besueshëm për qytetarët.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ajo kandidon me numrin 72 në listën e LDK-së, me synimin që përvojën, dijen dhe integritetin e saj t’i vërë në shërbim të Vitisë dhe gjithë Kosovës.