75 Mall Live Search
09:20 / E Hënë, 30 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vijnë nga Shqipëria në një diskotekë kosovare, por e pësojnë keq

Katër persona, shtetas të Shqipërisë kanë pësuar lëndime trupore kjo pasi ishin sulmuar nga disa persona në një restorant, në Prizren, gjatë ditës së djeshme.

Sipas Policisë së Kosovës, viktimat, dy femra dhe dy meshkuj kishin ardhur në Kosovë për ta përcjellë një organizim muzikor në një diskotekë në Prizren.

Të dyshuarit janë  larguar nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, rasti vazhdon të hetohet./Indeksonline/