75 Mall Live Search
18:59 / E Mërkurë, 06 Gusht 2025 / S Z

Nga Shtëpia e Bardhë deklarojnë se të premten do të ketë sanksione të reja ndaj Rusisë

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se sanksionet dytësore ndaj Rusisë pritet të zbatohen të premten, transmeton Klankosova.

Zyrtari tha se takimi i sotëm midis të dërguarit të SHBA-së Steve Witkoff dhe Vladimir Putin shkoi mirë dhe se Rusia është “e etur” të vazhdojë të angazhohet me SHBA-në.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Rusia do të bënte vetëm hapa seriozë drejt paqes nëse fillonte të përballej me mungesë të fondeve financiare. Ai përshëndeti kërcënimin për sanksione më të ashpra amerikane dhe taksa ndaj vendeve që blejnë naftë ruse.