Nga skuadra e Istogut, transferohet në Spanjë
Hendbollistja më cilësore në Superligën e Kosovës në Kosovë, Esma Muratoviq është transferuar në Spanjë.
Pasi u bë pjesë e suksesit me KH Istogun, Muratoviqi ka vendosur që të vazhdojë karrierën te San Jose Obrero.
Esma pritet të zëvëndësojë në Spanjë hendbollisten boshnjake, Armina Isiq e cila ka pësuar lëndim të rëndë në gju.
Muratoviqi është 24- vjeçare, e lindur në Podgoricë, ndërsa sezonin e kaluar me plot sukses ka luajtur për kampionët e Kosovës në hendboll, KH Istogun./Indeksonline/
