Nga sot Championsi lirisht mund të quhet “Ronaldo League”
Juventus është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat 3-0.
Zonja e Vjetër në këtë ndeshje vinte në disavantazh prej 2-0 pas ndeshjes së parë.
Heroi i italianëve ishte Cristiano Ronaldo që shënoi tre gola duke përmbysur skuadrën nga kryeqyteti spanjoll.

Portugezi shënoi në minutën 27-të, 48-të dhe 86-të duke bërë një nga përmbysjet më të bukura në histori të Ligës së Kampionëve.
Ky është hetriku i tetë i Ronaldos në Ligën e Kampionëve. /IndeksOnline/