Ndalohen fishekzjarrët, prej sot e deri më 3 janar, në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës ka marrë vendimin, që të ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike.
Ky vendim, sipas një njoftimi për media, vlen nga sot më 20 dhjetor 2019 deri më 3 janar 2020.
“Në bazë të nenit 13 të Ligjit të vetëqeverisjes lokale dhe nenit 53 të Statutit të Komunës së Prishtinës, Kryetari i Komunës së Prishtinës moiraton urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike. Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 20 dhjetor 2019 deri më 03 janar 2020”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit nga Komuna e Prishtinës, për zbatimin e kësaj urdhërese kujdeset Drejtoria e Inspeksionit.
“Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë, do të gjobiten në shumë prej 100 eurosh”, përfundon njoftimi.