00:01 / E Shtunë, 13 Shkurt 2021 / Blerim

Nga sot fillon heshtja zgjedhore në Kosovë

E premtja e sotme shënon ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen të dielën me 14 shkurtit.

Partitë politike e kanë përmbyllur sot fushatën e tyre, duke kërkuar votën e qytetarëve, shkruan Indeksonline.

Bëjmë të ditur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, sipas të cilës janë 1 milion e 794 mijë e 862 votues, ku për herë të parë ë këto zgjedhje do të votojnë 49 mijë e 198 votues.

Gjithashtu KQZ ka bërë të ditur se të dielën do të hapen 888 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime në tërë Kosovën.

Gjithsej do të jenë 88 prokurorë do të jenë të angazhuar ditën e zgjedhjeve.
Nesër do të jen mijëra vëzhgues e në mesin e tyre do të jene edhe ndërkombëtar.

Ndërkaq, Instituti i Kosovës për Drejtësi me 14 shkurt 2021 ka akredituar 51 vëzhgues në monitorim të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në mbrojtje të votës së lirë, shkruan Indeksonline. 

Në këto zgjedhje qytetarët do të kenë mundësi të votojnë për disa parti politike, ndër to:

121-Nisma Socialdemokrate, Kandidat për Kryeministër: Fatmir Limaj;
127-Lëvizja Vetëvendosje, Kandidat për Kryeministër: Albin Kurti, Kandidate për Presidente: Vjosa Osmani;
132-Lidhja Demokratike e Kosovës, Kandidat për Kryeministër: Avdullah Hoti;
134-Partia Demokratike e Kosovës, Kandidat për Kryeministër: Enver Hoxhaj;
135-Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kandidat për President: Ramush Haradinaj./Indeksonline