75 Mall Live Search
08:14 / E Shtunë, 04 Korrik 2020 / indeksADMonline

Nga sot funksionon linja e autobusëve Prishtinë-Aeroport dhe anasjelltas

Nga sot do të funksionoj linja e autobusëve Prishtinë-Aeroport dhe anasjelltas.

Lajmin e bëri të ditur Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” përmes një njoftimi.

“Me kërkesë nga NPK “Trafiku Urban”SHA, që të ju njoftojmë, nga sot, më 04 Korrik 2020, do të funksionoj linja e autobusëve Prishtinë-Aeroport dhe anasjelltas.

Ju lusim që për çdo të dhënë shtesë t’i drejtoheni NPK “Trafiku Urban” SHA, apo edhe të vizitoni ueb faqen e Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftimin e tyre./Indeksonline/