75 Mall Live Search
07:53 / E Hënë, 16 Qershor 2025 / Z S

Nga sot hyn në fuqi një rregull i ri në Spitalin e Pejës

Spitali i përgjithshëm i Pejës ka marrë një vendim të ri.

Sipas njoftimit të këtij spitali, nga sot vizitorët nuk do të mund të hyjnë më nga dera e emergjencës.

Ky rregull ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, raporton IndeksOnline.

“Vizitat lejohen vetëm nga ora 13:00 – 14:00 gjatë ditës dhe 21:00 – 21:30 gjatë natës”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Nesër hyn në fuqi vendimi i ri!

Prej 16 qershorit, vizitorët nuk do të mund të hyjnë më nga dera e emergjencës.

 Vizitat lejohen vetëm:

 13:00 – 14:00

 21:00 – 21:30

 Hyrje: Kirurgji & Internistik

 Ky rregull mbron shëndetin tuaj dhe të tjerëve.

 Faleminderit për mirëkuptimin – bashkë për një spital më të sigurt!

#RespektoOrarin #spitaliipërgjithshëmpejë #VizitaMeRregull