75 Mall Live Search
13:40 / E Enjte, 01 Korrik 2021 / OSH

Nga sot kosovarët nuk paguajnë taksën në Mal të Zi, zëvëndëskryeministrja publikon polisën e parë “free”

Ka hyrë në fuqi sot marrëveshja e cila i mundëson kosovarëve futjen në Mal të Zi pa paguar taksën për automjete. Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Emilija Redzepi ka publikuar një nga polisat e para pa pagesë që ka hyrë sot në fuqi në Mal të Zi.

Redzepi kishte qenë zyrtarisht në Mal të Zi pak ditë më parë për të nënshkruar këtë marrëveshje në emër të Qeverisë së Kosovës.

“Nga 1 korriku qytetarët e Kosovës mund të hyjnë në Mal të Zi pa paguar taksën për vetura. Qytetarët e Malit të Zi do të mund të hyjnë në Kosovë me Kartonin e Gjelbër valid dhe qytetarët kosovarë do të hyjnë në Mal të Zi me veturat e tyre me sigurimin plus të Kosovës. Lajme të mira për sezonin turistik që po vjen”, kishte thënë ajo në njoftimin zyrtar./Indeksonline/