75 Mall Live Search
18:00 / E Premte, 11 Korrik 2025 / MSH

Nga sot, LDK-ja ka edhe një doktor shkence në parlament

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci, sot ka fituar titullin doktor shkence.

Pranë Fakultetit Ekonomik, ajo mbrojti me sukses temën e doktoratës, shkruan IndeksOnline.

Lajmin për suksesin e Marigonë e ndau babai i saj, Gani Geci, i cili tha se nuk mund të ndjehej më krenar se kaq për të bijën.

“33 vite më parë, në vitin 1992, unë fillova luftën për liri kundër forcave serbe, kur ti kishe vetëm 5 muaj. Ndërsa tani, 33 vite më vonë, ti më jep nder dhe më bën krenar me titullin doktor shkence” shkroi Geci.

Ky është njoftimi i plotë (pa ndërhyrje):

Të dashur miq,

Sot, para Komisionit të Doktoratës në Universitetin e Prishtinës, me përbërje të anëtarëve Komisionit:

1. Prof.Dr. Nagip Skenderi, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Ekonomisë.

2. ⁠Prof. Dr. Gazmend Qorraj, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Ekonomisë.

3. ⁠Prof. Rametulla Ferati, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Maqedoni.

Mentor i  disertacionit të doktoratës Prof. Dr. Adriatik Hoxha dhe bashkëmentor Prof.Dr. Fateh Belaid nga Universiteti Lille Catholic, Francë, vajza ime Marigona Geci mbrojti me sukses temën e doktoraturës në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Ne, anëtarët e familjes Geci dhe Lala, si edhe shokët e shoqet që ishim prezent, ishim të kënaqur, sepse nga trungu ynë familjar doli doktori i parë i shkencave,zonja Marigona Geci.

Faleminderit, Marigonë!

33 vite më parë, në vitin 1992, unë fillova luftën për liri kundër forcave serbe, kur ti kishe vetëm 5 muaj. Ndërsa tani, 33 vite më vonë, ti më jep nderë dhe më bën krenar me titullin Doktor-Shkence.

Unë, babai yt Gani Geci, dhe axhallarët e tu – Fadil Geci, Haxhiu, Nehati, Esati, si dhe Nebihi e bacë Lilë nuk patën mundësi të jenë këtu) – të gjithë jemi krenarë me ty dhe me punën tënde.

P.S.

Faleminderit të gjithëve – nipave e mbesave – dhe veçanërisht nipit Syl Shala dhe shokut tim Aziz Nika që ishin prezent.

Krenar me ty,

Babai Gani Geci