75 Mall Live Search
10:08 / E Premte, 01 Gusht 2025 / L K

Që nga sot në Istog çdo lehonë përfiton 150 € mbështetje financiare

Që nga sot, më 1 gusht, çdo nënë lehonë në Istog përfiton 150 € mbështetje financiare pas lindjes së fëmijës.

Lajmin e ka dhënë kryetari i komunës, Ilir Ferati.

“Jeta fillon me nënën, ndërsa ne e vazhdojmë me mbështetje!
Që nga sot, më 1 gusht, çdo nënë lehonë në Istog përfiton 150 € mbështetje financiare pas lindjes së fëmijës — si shenjë mirënjohjeje për dashurinë dhe harenë që i sjellin vendit tonë.
Për familjen. Për jetën. Për të ardhmen”, shkruan Ferati në njoftim.