75 Mall Live Search
16:07 / E Premte, 31 Maj 2024 / FR

Nga sot në liri “i forti” i Drenicës, Gani Geci

Gjatë ditës së sotme familjarë dhe miq të ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gani Geci janë mbledhur para burgut të Smrekonicës për të pritur lirimin e tij.

Sipas disa pamjeve të siguruara nga ‘Indeksonline’, Gani Geci shihet duke dalë nga burgu në Smrekonicë.

 Gani Geci u shpall fajtor për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në vitin 2014.

Ai ishte dënuar me 3 vite e gjysëm burgim.

Geci u dënua me 3 vite burgim për vrasje të rëndë, kurse me 10 muaj burgim për armëmbajtje pa leje. Ndaj tij u shqiptua dënimi unik prej 3 vite e 6 muaj burgim efektiv.

Në dënim iu llogarit edhe koha e kaluar në paraburgim.

Geci e kishte pranuar se e ka kryer këtë vrasje, duke thënë se këtë veprim e kishte bërë në vetëmbrojtje, pasi kishte deklaruar se ka qenë i rrezikuar të vritej./Indeksonline/