10:25 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nga sot përdoruesit mund të shpërndajnë videot IGTV në historitë e Instagram

Deri më sot vetëm llogaritë e biznesit kanë pasur mundësi të shtojnë lidhjet e një videoje IGTV në historitë e Instagram.

Instagram tha se nga dita e sotme përdoruesit mund të shpërndajnë videot e Instagram TV (IGTV) në historitë e Instagram.

Duke klikuar ikonën në formë aeroplani prej letre përdoruesit do të marrin opsionin e ri “Add video to your story.”

Deri më sot vetëm llogaritë e biznesit kanë pasur mundësi të shtojnë lidhjet e një videoje IGTV në historitë e Instagram.

Funksioni i ri bën të mundur për të gjithë përdoruesit.

Instagram ende nuk ka dhënë detaje rreth statistikave të IGTV që nga lançimi në Qershor, por funksioni i prezantuar sot vjen për të mbyllur hendekun mes IGTV dhe aplikacionit kryesor të Instagram.

Temat: