Nga sot pjesë e Odës së Avokatëve edhe vajza e avokatit Besnik Berisha

Sot është mbajtur ceremonia solemne në Odën e Avokatëve të Kosovës në të cilën e dhanë betimin 16 avokatë. Në mesin e tyre është edhe Erina Berisha, vajza e avokatit të mirënjohur, Besnik Berishës.
Avokati Berisha mori pjesë në ceremoninë e licencimit të vajzës së tij, me ç’rast ka thënë disa fjalë në këtë ditë mjaft të rëndësishme për të.

Erina dhe avokatët tjerë dhanë betimin para Kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi, i cili udhëhoqi me këtë ceremoni solemne.
Ejupi iu uroi suksese avokatëve dhe praktikantëve të rinj në rrugëtimin e tyre profesional.